Çfarë kërkuan volejbollistet e Skenderajt te deputetja Blerta Deliu?

Volejboll

Çfarë kërkuan volejbollistet e Skenderajt te deputetja Blerta Deliu?

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 12:29
KV Skenderaj u takuan me Blerta Deliun

Ndër klubet më të organizuara në volejbollin e Kosovës, Skenderaj, shpreson të ketë më shumë mbështetje. “Pritja e klubit tonë KV Skenderaj në Kuvendin e Kosovës nga deputetja jonë z. Blerta Deliu. Klubi ynë u ftua nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës z. Blerta Deliu, e cila na përgëzoi për punën e jashtëzakonshme qe po bëhet në klubin tonë dhe për sukseset e mëdha të arritura këto vitet e fundit.

Ne si klub e falënderuam z. Blerta Deliu dhe deputet tjera të forumit të grave deputete për ftesën dhe mbështetjen, gjithashtu kërkuam qe të investohet në infrastrukturë sportive në mënyrë që të kemi hapësirë për punë edhe më të madhe. Kërkuam që këtë vit të përfundoj palestra e sportit e cila tash e 10 vit ka filluar të ndërtohet, dhe akoma nuk është aktive. Gjithashtu ne kërkuam qe sportistet tona të vlerësohen më shumë dhe të kenë prioritet në gjetjen e vendeve të punës, sepse janë duke dhënë kontribut të madh për shtetin tonë në përgjithësi dhe komunën tonë në veçanti. Shpresojmë që të gjejmë mbështetje”, thuhet nga KV Skenderaj, e ekip që lufton për të gjitha trofetë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat