KV Prishtina Volley me shumë vështirësi

Volejboll

KV Prishtina Volley me shumë vështirësi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 19:35
KV Prishtina Volley

Disa klube të volejbollit synojnë trofe, disa ta sigurojnë mbetjen në Superligën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve.  KV Prishtina Volley vlerësohet si njëra nga ekipet që do t’i shkaktojë kokëçarje kandidatëve për titullin e kampionit, Pejës dhe Lubotenit nga Ferizaj.  Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, tha se stërvitjet shkojnë mirë me gjithë peripecitë që po ballafaqohen. “Stërvitjet po ecin mirë, në një atmosferë po ashtu të mirë. Vështirësi ka, por përpiqemi që ato t'i tejkalojmë. Deri me tash ia kemi arritur t'i përmbushim obligimet dhe detyrat që ta nisim pranverën sa më të përgatitur”, thotë Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. A besoni se Prishtina Volley do ta sfidojë kampionin në fuqi, Pejën dhe kampionin vjeshtor, Lubotenin? “Po, shpresojmë se sivjet do të jemi edhe më të denjë që favoritëve të paktën t'ua prishim planet. Këtë e kemi bërë edhe gjatë vjeshtës dhe do të përpiqemi ta bëjmë edhe më mirë në pranverë. Një që mund të premtojë Prishtina Volley - lojë të bukur, cilësore, angazhuese dhe fund e krye...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat