Shema: Shkova në Shqipëri të piqem si vajzë e fshatit, të bëhem profesioniste....

Volejboll

Shema: Shkova në Shqipëri të piqem si vajzë e fshatit, të bëhem profesioniste....

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:12
Shemsije Asllanaj në veprim

Ish-volejbollistja e mirënjohur e Kosovës, Shemsije Asllanaj, tregon se periudhën kur ka luajtur në Kampionatin Shqiptar, ka qenë një nivel shumë i lartë për dallim nga Kosova. Asllanaj konsiderohet si volejbollistja më e mirë që ka pasur Kosova në vitet e pasluftës, e cila një periudhë ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa është përshëndetur nga loja aktive në vitin 2014. “Kemi qenë shumë larg ne si Kosovë, por flas për periudhën 2002. Saqë kur kam shkuar për herë të parë në Shqipëri, kam thënë me veten time: Unë volejbollisteje? Jo unë, nuk di me luajtur volejboll.  Pastaj kam bërë punë shumë profesionale me profesorin Kreshnik Tartari, saqë për një kohë shumë të shkurtër u futa në top formë dhe gjithçka që kishte trofe në Shqipëri i morë”, thotë Shema.  Pagesa ishte më e mirë në Kosovë apo në Shqipëri? “Të them të drejtën nuk ka pasur ndonjë pagesë në at kohë, edhe unë si vajzë e re nuk shkova në Shqipëri për pagesë, mirëpo vetëm që të avancohem si lojtare, të piqem si vajzë e fshatit dhe të bëhem profesioniste në lojën e volejbollit. Dhe të gjitha këto i arrita, pastaj bëra edhe shumë miq në Shqipëri, më pas u ktheva që ti vazhdoj studimet në Kosovë”, thotë Shema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat