Gërbovci befason, merr timonin e Prishtinës

Volejboll

Gërbovci befason, merr timonin e Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 19:20
Ganimete Gërbovci

Ish-volejbollistja e mirënjohur, Ganimete Gërbovci, befason të gjithë me vendimin e saj të fundit. Ajo merr timonin e klubit të volejbollit Prishtina, anëtare e Superligës së Kosovës (femrat). Ish-reprezentuesja e shquar e Kosovës, synon të debutojë me rezultate të jashtëzakonshme ashtu siç kishte edhe rezultate te jashtëzakonshme si lojtare. “Pas takimit me kryesinë e klubit të Prishtinës, me ofruan postin e trajneres. Punën do ta fillojë në muajin shtator të këtij viti. Kam planet e mija dhe së shpejti do t’i shpalosi ato. Synimet e mija nuk janë vetëm të debutojë si trajnere, por të ndërtojë një gjeneratë të jashtëzakonshme për rrafshin ndërkombëtar”, deklaroi Gërbovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat