Drita më e mirë, fitoi Kupën e Kosovës

Volejboll

Drita më e mirë, fitoi Kupën e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:09
KV Drita

Drita nga Gjilani nuk lëshon pe, sërish triumfoi në Kupën e Kosovës. Volejbollistet e Dritës ishin më të mira se Skenderaj, duke shënuar fitore me rezultat 3:1, në finalen që u luajt në palestrën ‘1 tetori’ në Prishtinë.

Kryetrajneri Lorik Ilazi është krenar për trofeun që fituan dhe tani beson e shpreson se do ta mbrojnë edhe titullin  e Kosovës. Drita me këtë trofe ka siguruar një vend në garat evropiane, ndërsa Skenderaj me gjithë përpjekjet mbetet pa trofe, por tani synon titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat