Arapi ‘kërcënon’ Prishtinën, Kajtazi ka strategjinë për Lubotenin

Volejboll

Arapi ‘kërcënon’ Prishtinën, Kajtazi ka strategjinë për Lubotenin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2017 Në ora: 19:24
Arapi e Kajtazi

Pas finales së Kupës së Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, tani do të zhvillohet ajo e meshkujve ndërmjet Lubotenit nga Ferizaj dhe Prishtina Volleyt. Të dyja ekipet janë mirë të përgatitura dhe shpresojnë se do të fitojnë trofeun e çmueshëm. Finalja do të zhvillohet nesër në orën 16.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Njohësit e kësaj loje parashikojnë një rivalitetet të madh ndërmjet këtyre skuadrave. Volejbollisti i Lubotenit, Heset Arapi, është optimist se do të fitojnë Kupën e Kosovës. Ai beson në kualitetet e ekipit të tij, por në anën tjetër tërheq vërejtjen bashkëlojtarëve të tij, se duhet të jenë të kujdesshëm në këtë sfidë, se është një finale dhe nuk ka kthim pas. “Pres lojë të mirë të bashkëlojtarëve të mi. Sigurisht presim fitore, edhe pse është finale”, tha Arapi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku janë përparësitë e ekipit tuaj? “Çdo ekip, në këtë rast klubi i Prishtinës, ka një përvojë në Kupë. Mendoj se qëndrojmë më mirë në shumë pozita. Kështu që, patjetër e meritojmë të fitojmë... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat