Luboteni superior, fitoi Kupën e Kosovës

Volejboll

Luboteni superior, fitoi Kupën e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 31 mars 2017 Në ora: 17:27
KV Luboteni

Luboteni nga Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës (meshkujt), pasi që në finale triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Prishtina Volley, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Trajneri Arsim Lohaj me strategjinë e tij, por në fakt edhe me cilësinë më të mirë të lojtarëve, ia doli me rezultat 3:0 në sete ta mposhtë ekipin prishtinas. Ky është sukses i madh për Lubotenin, që tani pas këtij trofeut objektiv e ka titullin e kampionit, kurse Prishtina Volley të dëshpëruar lëshuan fushën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat