Barleti Volej fiton finalen e parë me Partizanin

Volejboll

Barleti Volej fiton finalen e parë me Partizanin

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:38
Barleti Volej

Barleti Volej hedh një hap të sigurtë drejt konfirmimit kampion i i Shqipërisë në Volejboll për femra. Vajzat që drejtohen nga trajneri me shumë eksperiencë Hasan Gurabardhi mposhtën 3-0 me sete Partizanin në sfidën e parë finale të zhvilluar në Asllan Rusi.

E udhëhequr nga kapitenia Enkeleda Braho, që rezultoi më e mira në këtë sfidë me 21 pikë në total, Barleti Volej dominoi që në fillimim, duke e fituar setin e parë me 5 pikë diferencëmm 25 – 20.

Diferencat u bënë edhe më të ndjeshme në setin e dytë, ku vajzat e Partizanit, shënuan vetëm 17 pikë, për të tentuar rikuperimin në setin e tretë.

Por edhe në këtë set vajzat që drejtohen nga Roland Tarja e patën të pamundur për ta ndalur vrullin e kundërshtareve që triumfuan 25-22.

Të hënën do të zhvillohet ndeshja e dytë e serisë së finale, me Barleto Volej që shkon me avantazhin psikologjik të suksesit të takimti të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat