A do të marrë pjesë Drita në garat e Champions League?

Volejboll

A do të marrë pjesë Drita në garat e Champions League?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:50
Lorik Ilazi

Drita nga Gjilani ende nuk ka vendosur se do të marrin pjesë apo jo në garat e Champions League në volejboll. Vashat gjilanase sundojnë në volejboll, ku edhe këtë vit fituan të gjitha trofetë: Kupën, Kupën e FVK-së dhe titullin e kampionit. Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” deklaroi se “Cilësia është me shpresëdhënëse, ndoshta jo më e mirë”. Sipas tij, shumë shpejt do të mblidhet kryesia e klubit dhe do të diskutojnë për pjesëmarrjen në Champions League apo në Challenge Cup.

”Bota sot”: Lorik, Drita sërish kampione dhe fituese e Kupës, çfarë e veçojë gjatë këtij edicioni?

Lorik Ilazi: Drita ka vite e cila është përgatitur për këto ditë dhe këto suksese. Ne jemi shumë të lumtur që tani po shpërblehet puna dhe angazhimi i të gjithëve që kanë qenë pjesë e klubit, ku pjesë të veçantë të këtij suksesi kanë të gjithë, duke vazhduar nga presidenti e donatori kryesor z. Valon Murseli si dhe kuvendi komunal i Gjilanit në krye me kryetarin z. Lutfi Haziri si dhe të gjitha ata donatorë të tjerë që na ndihmuan. Mandej gjithë stafin e vajzat të cilat me përkushtimin më të madh çdo ditë dhanë më të mirën e tyre që të tregojnë se janë kampione të vërteta.

“Bota sot”: Për herë të dytë do të merrni pjesë në garat e Champions League, a keni idenë apo strategjinë se si do të ia dilni?

Lorik Ilazi:  Ne me fitimin e titullit kampion e kemi fituar të drejtën të jemi pjesë në garat e Champions League por se a do të marrim pjesë në këtë garë, do ta shohim sepse kjo garë është shumë e vështirë dhe donë shumë obligime si financiare si rreth organizimit. Drita tani ka arritur qëllimet e veta duke u shpallë kampion dhe duke fituar të gjitha trofetë si Kupën e Kosovës po ashtu edhe Kupën e FVK-së dhe tani për momentin jemi në pushim dhe shumë shpejt do të mblidhemi të gjithë me presidentin e njerëzit përgjegjës, do të vendosim lidhje me garat Evropiane pasi që ne si fitues të Kupës e kemi të drejtën të jemi edhe në garën e Challenge Cup, normal do të shohim me saktësi dhe do të vendosim.

 “Bota sot”: Përveç fondit të tashmë, a do ta shtoni edhe vëllimin e punës, megjithatë a do të kërkoni edhe përforcime cilësore jashtë vendit?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat