Letër prekëse nga Tirana për volejbollisten nga Kosova!

Volejboll

Letër prekëse nga Tirana për volejbollisten nga Kosova!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:08
Lulzime Duka në familjen Ramadani

Ish-volejbollistja e mirënjohur nga Shqipëria, Lulzime Duka, ka befasuar Arta Ramadanin, volejbollisten e Ferizajt.  Para pak ditësh Arta ka lindur një vajzë dhe e ka pagëzuar me emrin Volea. Ndërkaq, Duka nga Tirana ka udhëtuar dhe e ka uruar volejbollisten, që një kohë ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar ardhjen tuaj nga Tirana për të na nderuar mua familjes dhe posaçërisht Volea-n...U bëftë Volea si ti moj Lulzime Duka legjendë e volejbollit gjithëshqiptarë... Falënderimi është edhe për juve gocave qe keni ardh ju duam fort”, ka thënë Arta. Ndëkaq, Lulzimja, me laps ka shkruar një letër të gjatë në emër të klubit “Duka Volley” nga Tirana. Një letër prekëse, por edhe që bënë krenar volejbollisten ferizajase.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat