KV Drita nuk hesht, kërkon të ndëshkohet Prishtina

Volejboll

KV Drita nuk hesht, kërkon të ndëshkohet Prishtina

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:41
Lista e Dritës

Ndihemi të obliguar të demantojmë “Reagimin” e pa bazë të KV “Prishtina” Femrat nga Prishtina dhe të njoftojmë të gjithë me faktet përkatëse: Lidhur me volejbollisten tonë Adelajda Ilazi se ka status të gabuar dhe  lidhur me trajnerin e ekipit tonë z. Lorik Ilazi se mbanë shumë poste. Lojtarja e ekipit tonë Adelajda Ilazi njëherit edhe kapitenja ekipit e cila përfaqësoj KV Drita - femrat nga Gjilani në “CEV Champions League” dhe “CEV CUP” si kapitene e KV Drita është me të drejta të plota lojtare me status kosovare pasi edhe në garat e cekura e përfaqësoj ekipin si e tillë ku këtë e dëshmojmë përmes formave të CEV-it (Konfederatës Evropiane te Volejbollit).

Lojtarja në fjalë është regjistruar si lojtare kosovare dhe e njëjta tani është edhe anëtare e Përfaqësueses së Kosovës që pritet të paraqiten në garat kualifikuese për Kampionatin Botërorë “Tokio 2018”. Është nder dhe privilegj për volejbollin Kosovarë që një lojtare e kalibrit të Adelajda Ilazi të jetë lojtare e regjistruar në CEV me status si lojtare me licencë kosovare e cila me vite të tëra e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë vetëm që të fitoj të drejtën e licensës si lojtare kosovare gjë të cilën edhe a ka arritur me plote të drejtë dhe me këtë të drejtë e përfaqësoj KV Drita - femrat nga Gjilani në garat evropiane “CEV Champions League” dhe “CEV CUP” si dhe drejtë arritjes të fitimit të të gjitha trofeve të mundshëm në Republikën e Kosovës.

Trajneri z. Lorik Ilazi është vetëm trajner dhe nuk mbanë asnjë postë që nuk i përket një trajneri dhe me kënaqësinë më të madhe i njoftojmë të gjithë që z. Lorik Ilazi është kryetrajner i ekipit tonë KV Drita - femrat nga Gjilani i cili qe dy vite radhazi fiton çdo trofe të mundshëm duke e udhëhequr ekipin edhe në nivelin më të lartë të Evropës për klube atë të Ligës se Kampionëve te Evropës si dhe me plotë meritë është edhe selektor-kryetrajner i Përfaqësueses së Kosovës për seniore dhe gjithashtu si trajner në mesin e të gjithë trajnerëve me të drejtë dhe me shumicë të votave nga trajnerët e volejbollit kosovarë u zgjodh si kryetar i shoqatës trajnerëve të volejbollit të Kosovës dhe këto pozita të gjithat i përkasin trajnerit dhe ka të drejtë ti mbajë një trajner, këto 3 pozita ka edhe shumë trajnerë nëpër federatat më të forta Evropiane të volejbollit që i mbajnë. Sa i përket pozitës së këshilltar të Kryetarit të FVK-së ne si klub as që jemi në dijeni që ekziston një postë i tillë dhe ky postë nuk është i shënuar në asnjë rregullore apo status dhe kërkojmë nga KV Prishtina f. të na përgjigjet se në bazë të çfarë argumenti fletë gjera të tilla. Ne si klub kërkojmë nga organet kompetente të FVK-së që të ndëshkohet KV Prishtina f. nga Prishtina për shpifje dhe mundim të njollosjes së personalitetit ndaj lojtares Adelajda ILAZI dhe trajnerit z.Lorik Ilazi, thuhet në reagimin e KV Dritës, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat