Volejbollistja gjilanase në spital  

Volejboll

Volejbollistja gjilanase në spital  

Nga: K. Goca Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:14
Jaha në spital

Volejbollistja e kampiones në fuqi, Dritës nga Gjilani, Blinera Jaha, është shtruar në spital, për faktin se ka operuar këmbën. Ajo beson se shumë shpejt do t’i rikthehet fushës së lojës dhje t’i ndihmojë bashkëlojtareve në garat evropiane. Volejbollistja e talentuar kishte probleme me lëndime dhe patjetër u dashtë që t’i nënshtrohet operimit.

“Operimi kaloi me sukses. Faleminderit te gjithëve për përkrahjen familjes, shoqërisë, vashave të ekipit dhe trajnerëve Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi. Një falënderim i veçantë shkon për presidentin Valon Murseli”, shkruan Jaha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat