Krasniqi: Vendim i ngutshëm, i padrejtë dhe i imponuar ndaj Asllanajt

Volejboll

Krasniqi: Vendim i ngutshëm, i padrejtë dhe i imponuar ndaj Asllanajt

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:24
Naser Krasniqi

Brenda Federatës së Volejbollit të Kosovës thonë se nuk i përzihen në punë selektorit dhe i besojnë në tërësi. Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i kombëtareve të Kosovës, Naser Krasniqi, ka thumbuar selektorin e kombëtares për femra, Lorik Ilazi, sipas tij është vendim i ngutshëm, i padrejtë dhe i imponuar ndaj volejbollistes Drenusha Asllanaj. Krasniqi flet për gazetën kombëtare “Bota sot” në lidhje me gjendjen në kombëtare dhe për largimin e Asllanajt nga përgatitjet.

“Bota sot”: Ju si drejtor, si e sheh gjendjen në kombëtaren e Kosovës (femrat) pas largimit të Drenusha Asllanajt nga përgatitjet?

Naser Krasniqi: Unë jam zgjedh në cilësi të drejtorit të kombëtareve të Kosovës vitin e kaluar. Këtë detyrë e kam marrë dhe si çdo detyrë tjetër mundohem të jem në nivel të detyrës dhe obligimeve që i kam pranuar në bazë të rregullores së kombëtares së Kosovës (rregullore e cila e rregullon saktë çdo detyrë dhe përgjegjësi të të gjithë pjesëmarrësve në kombëtarë të Kosovës) dhe në këtë rast të pyetjes së juaj mendoj se duhet t’i drejtoheni direkt selektorit! Unë mund ta jap opinionin tim personal sepse kam kryer detyrën e selektorit të kombëtares gati 8 vite dhe se jam ballafaquar me shumë probleme. Në rastin në fjalë vërtet ndiej keqardhje për largimin e Drenusha Asllanajt nga kombëtarja dhe për mosgatishmëri për të pas mirëkuptim në arsyeshmërinë e rastit Asllanaj.

“Bota sot”: Drenusha ka parashtruar kërkesë?

Naser Krasniqi:  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat