Nikçi godet FVK-në: Lojtarëve të ekipit ju japin bukë, uji e makarona dhe...

Volejboll

Nikçi godet FVK-në: Lojtarëve të ekipit ju japin bukë, uji e makarona dhe...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:48
Agron Nikçi

Se pakënaqësitë janë të mëdha në disa sporte, kjo nuk do edhe shumë filozofi! Volejbollisti pejan, Agron Nikçi, godet keq drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, madje ka shkuar aq larg, sipas tij, edhe ushqimi është i dobët në kombëtaren e Kosovës. “Për juve që më pyesni pse nuk jam pjese e kësaj Kombëtare!!! Krenar që nuk jam pjesë në këtë ‘KOMBËTARE’ edhe pse isha i ftuar!!! ‘KOMBËTARJA’ me udhëheqje teknike ku lojtarëve të ekipit ju japin bukë, uji e makarona. ‘KOMBËTARJA’ me trajner dhe shtab teknik që nuk kanë udhëhequr asnjë ekip prej kohës kur luhej me dy pasues. Dhe ‘Selektorët’ janë kukulla. ‘KOMBËTARJA’ ku lojtarët janë përzgjedhur hatri i votave për të mbetur disa në krye të FVK-së.

‘KOMBËTARJA’ ku 70 për qind e lojtarëve prekin vetëm 300 cm lartësi (lojtar plazhave) Etj etj etj etj etj ...

Suksese djemve që e meritojnë me vesh këtë fanellë”, shkruan Nikçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat