Krasniqi sqaron shkurtesën SRS që iu paraqitë Kosovës në Estoni!

Volejboll

Krasniqi sqaron shkurtesën SRS që iu paraqitë Kosovës në Estoni!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:00
Naser Krasniqi me Xhevat Buqanin

Ishte shumë e paqartë shkurtesa SRS, sepse ajo paraqitej në vend të Kosovës. Kjo ka qenë e pakuptueshme dhe neveritëse për të gjithë ata që e panë shkurtesën SRS, në ndeshjen e grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në volejboll (meshkujt).   Kosova u mposhtë në takimin e parë me rezultat 3:0 nga Hungaria. Drejtori i kombëtares së Kosovës, Naser Krasniqi, sqaroi situatën pse ishte ajo shkurtesë SRS. “Kosova debutoi me humbje,  vërtet dihet paraprakisht se qëndrojmë larg akoma me nivelin e volejbollit botëror.  Kjo është edhe një përvojë e re në këto gara kualifikuese ku janë pjesëmarrës ekipet me nivel cilësie shumë te lart, si psh: Rusia, Estonia, Mali i Zi, Rumania e Hungaria. Nuk kemi pas as ambicie me tepër por për këtë herë me rëndësi është pjesëmarrja dhe përvetësimi i përvojave të reja në gara të tilla.

Sa i përket asaj SRS ato janë paraqit nga një portal i panjohur dhe jo zyrtar. Ana tjetër oficiale për ne është shumë në rregull, është paraqit flamuri shtetëror dhe himni dhe për asnjë gjë s’kemi pas vërejtje. Edhe emrin i shtetit në buletinë dhe programe është me emër shtetëror Kosova dhe nuk kemi pa asnjë tendencë për të na paraqit ndryshe pos si shtet me të drejta të plota si të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, nga Talini i Estonisë, Naser Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat