Krasniqi i përgjigjet akuzave të Nikçit

Volejboll

Krasniqi i përgjigjet akuzave të Nikçit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:24
Naser Krasniqi

Drejtori sportiv i kombëtares së Kosovës në volejboll, Naser Krasniqi, tha se në Estoni janë pritur mirë, por e ka komentuar edhe deklaratën e volejbollistit të Pejës, Agron Nikçi, kur thotë: “Dhe ‘selektorët’ janë kukulla. ‘Kombëtarja’ ku lojtarët janë përzgjedhur hatri i votave për të mbetur disa në krye të FVK-së. ‘Kombëtarja’ ku 70 për qind e lojtarëve prekin vetëm 300 centimetra lartësi (lojtar plazheve) etj. Suksese djemve që e meritojnë me vesh këtë fanellë”, ka thënë Nikçi. “Pasi që kanë dalë emrat Naseri me ka dërguar email, se emaili im nuk është shqyrtuar hiq dhe nuk merren parasysh këto kërkesa. Suksese në punë!, kështu ka qenë”.  

Krasniqi tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është çështje e selektorit: “Nuk dua t’i komentoj deklaratat e tilla që përmbajnë të pavërteta dhe injorim. Këtë punë për pjesëmarrje apo jo pjesëmarrje të lojtarëve të caktuar në kombëtare është e drejt ekskluzive e selektorit Miftar Zymberi. Përzgjedhja është bërë nga ana e selektorit i cili edhe ka arsyet e veta për këtë rast”. Si iu kanë pritur në Estoni, keni pasur telashe dhe a mendoni se është grup tepër i fortë? “Në Estoni aty ku po mbahen këto kualifikime për Kampionat Botëror, jemi pritur jashtëzakonisht mirë.

Ka shumë rregulla strikte nga ana e komisionit për verifikimin e dokumentacioneve të lojtarëve dhe çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave të FIVB dhe CEV dhe ne kemi qenë në rregull. Sa i përket anës teknike, telashe nuk kemi pas të asnjë natyre. Kurse grupi ku ne marrim pjesë është shumë i fortë, Rusia, Estonia, Mali i Zi, Rumania dhe Hungaria. Te ju përkujtoj se Rusia është kampion bote, krejt kjo na jep të arsyetojmë atë se vetëm pjesëmarrja për ne kësaj radhe është objektiv i yni”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat