Turqia e mund Kosovën

Volejboll

Turqia e mund Kosovën

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:53
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në volejboll (femrat) e humbi ndeshjen e parë të kualifikimeve për botëror, ndaj Turqisë, 3:0. Përballë një superfuqie, e madje edhe konkurrenti për titullin botëror, Kosova u mposht. Kosova nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, e duket se presioni i madh i këtyre vajzave nga dëshira e madhe dhe debutimi historik, ndikuan që në setin e parë të kishin paraqitje të zbehtë, e ta humbin 25:5.

Këndellja u vërejt qysh në setin e dytë, ku kombëtarja jonë arriti të shënonte gati trefishin e pikëve më shumë, për ta humbur edhe këtë periudhe 25:13.

Edhe seti i tretë, e shpërfaqi cilësinë dhe potencialin e dallimin e bindshëm në favor të turkeve, që e fituan atë periudhë 25:10.

Kosova, ndeshjen e dytë e zhvillon të enjten ndaj Malit të Zi, nga ora 16:30, sipas kohës sonë.

I pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe presidenti i FVK-së, Abedin Ibrahimi, duke i përcjellur për së afërmi "Dardanet" në debutimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat