Historia nuk harrohet, 20 vjet më pak sporti zhvillohet në kushte shumë të rënda, në fusha të improvizuara dhe të përndjekur nga regjimi kriminal serb. Çdo gjë në Kosovë ishte e pushtuar nga okupatori serb, një periudhë terrori në vitet e 90-ta. KV Drita nga Gjilani (femrat), në kohën e okupimit ishin kampione të Republikës së Kosovës. Ganimete Gërbovci nuk e harron at periudhë, nuk përmbahet dot nga emocionet, për fakti se i rrëqethet trupi kur kujton maltretime dhe terrorin që bëhej nga okupatori serb. “Maki+Adelina+Dushi+Arijana+Toli 1996/1997 KV Drita Kampione.
Sikur motiii”, shkruan mes të tjera Ganja në profilin e saj në facebook. Ganja ka qenë volejbolliste e kombëtares së Kosovës, e shumë skuadrave në vend dhe tani është trajnere e KV Prishtina F.