Ademi akuzon Ibrahimin për blerje votash

Volejboll

Ademi akuzon Ibrahimin për blerje votash

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2017 Në ora: 15:18
Fejzullah Ademi

Fejzullah Ademi, ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka akuzuar shumë rëndë kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi. Fejzullahu e ka akuzuar rëndë kryetarin e FVK-së, duke e quajtur matrapazë dhe që ka ble vota!

“Në përgatitje për të shkuar në Kampionatin Ballkanik për U-19, i cili do të mbahet në Pale (BH) prej 27. 06 deri 01.07.2017, janë grumbulluar lojtaret nga KV Drita (3), KV Skenderaj (3), KV Drenasi (2), dhe KV Kastrioti (4)? plus trajnerja e klubit, djali i kryetarit si fizioterapeut? Të gjithë këta të klubit të kryetarit. Këtu a nuk ka pasur vend për asnjë lojtare nga klubet e Prishtinës? A është kjo federatë pronë private e Dr. Abedin Ibrahimit, këtij kryetari matrapaz dhe e pasdasheve të tij, i cili me këmbë e duar është duke e shkelur Statutin dhe Aktet Normative te FVK-ës.

Si nuk i vjen turp të paraqitet si kryetar i Federatës të cilën nuk e respekton dhe të cilën e ka privatizuar, (pasi i ka ble votat, duke u premtuar poste e pozita njerëzve të cilët tani mbajnë nga dy e tri, katër poste në FVK -ës). Ky mundet me qenë vetëm kryetar i tri-katër klubeve, jo edhe i klubeve tjera, sidomos jo i klubeve të Prishtinës. Anashkalimi dhe mospërfshirja e lojtareve të klubeve të Prishtinës në asnjë grumbullim të përfaqësueseve të Kosovës, është nënçmimi i radhës nga kryetari dhe KLANIT të tij. A mendojnë këta se janë duke e bërë një të padrejtë ndaj këtyre lojtareve, a nuk është mëkat, të mendojnë dhe të veprojnë në këtë mënyrë që Përfaqësuese të Kosovës të grumbullohen lojtaret e vetëm të tri katër klubeve, pa iu dhënë rastin edhe lojtareve të klubeve tjera.

Prej se është pavarësuar volejbolli I Kosovës, ky injorant , është munduar me marifete të ndryshme (blerje te votave ), me mbërri në këtë post, mjerisht ma në fund e gjeti aleat te disa njerëz të cilët sot mbajnë poste të premtuara nga ky matrapaz i volejbollit. Rasti me eklatant është pjesëmarrja në garat e Beachvolejit, dy lojtareve të KV Kastrioti, në garat kontinentale në Rusi! A vetëm se janë lojtare të klubit të tij është dashur të përfaqësojnë Kosovën në një konkurrencë shumë të fortë, po megalomania e këtij njeriu nuk ka skej, a vetëm për “Histori”, është dashur të shkohet, Pjesëmarrja e Përfaqësueseve të Kosovës, në xhiron e dytë të kualifikimeve për Kampionatet Botëror, në të dy konkurrencat, ku pjesëmarrës kanë qenë ekipet si Rusia, Turqia, Bullgaria, Bjellorusia Rumunia, etj, ekipe me rejtingun te lartë Europë dhe Botë, ka qenë vetëm e vetëm për “Histori”, ndërsa janë shpenzuar paratë e tatimpaguesve”.

Nëse kanë menduar vetë të hyjnë në “Histori” , pse atëherë nuk janë paraqitur në gara kualifikuese me ekipet më të dobëta, ku kishin me fituar një përvojë më të mirë se sa me ekipet më të mira Europiane dhe Botërore. Pjesëmarrja në kualifikime është ditur shumë më parë, prandaj edhe përgatitjet është dashur të fillojnë shumë më heret, e jo si është vepruar. Meshkujt janë grumbulluar vetëm një herë dhe atë 10 ditë para shkuarjes në Estoni, pa asnjë ndeshje përgatitore! Ndërsa femrat janë përgatitur 15 ditë! dhe kanë shkuar në Bullgari, me vetëm një ndeshje përgatitore

Për ty ke thyer në rrugë të drejtë ky sport duhet të pastrohet prej njerëzve të tillë, të cilët si qëllim e kanë vetëm interesin e vetë dhe të klubeve të veta.

Nënçmimi, hakmarrja, nepotizmi, falsifikimi, janë moto e këtij njeriu në krye të Volejbollit të Kosovës. Prandaj, njeriu, në krye të Federatës së Volejbollit te Kosovës është në vend të gabuar dhe në kohë të gabuar. Të gjithë ata që punojnë dhe ia dojnë të mirën volejbollit, duhet të vetëdijesohen dhe të mobilizohen për të larguar këte të keqe sa ma parë nga volejbolli. Për të gjitha këto janë informuar të gjitha institucionet sportive relevante dhe mediat e vendit, por reagimi i tyre është shumë i zbehtë. Ekipi i Prishtinës çka duhet bërë tjetër, përveç se të largohet nga Federata deri sa në krye të saj, gjendet dr. Abedin Ibrahimi dhe aleatet e tij”, shkruan Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat