Volejboll, Shqipëria e meshkujve spektakolare, thyen Suedinë në 5 sete

Volejboll

Volejboll, Shqipëria e meshkujve spektakolare, thyen Suedinë në 5 sete

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 21:47
Shqipëria

Volejbolli shqiptar arrin një fitire të madhe pas shumë viteve në errësirë të plotë. Kombëtarja e meshkujve arriti një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Grupit A, e vlefshme për Ligën e Europës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka kaluan 3-2 Suedinë në një përballje emocionuese të zhvilluar në qytetin e Shkupit. Edhe pse në disavantazh të dy seteve të para, Shqipëria gjeti forcë për të kthyer rezultatin dhe për të arritur një fitore shumë të rëndësishme për të ardhmen në këtë kompeticion. Ishin suedezët që krijuan përshtypjen se kjo do të ishte një përballje stërvitore për ta kur e mbyllën setin e parë në avantazhin e 10 pikëve, ndërsa kuqezinjtë e rritën nivelin në të dytin që gjithsesi e humbën 25-23. Kthesa e madhe erdhi në setin e tretë.

Një skuadër dukshëm më e karikuar dhe tërësisht me fytyrë të ndryshuar zbriti në parket dhe diktoi ritmin falë magjive të kapitenin Husaj, por edhe potencës së Xhelatit e Shurdhit arriti të ngushtonte difereëncën me rezultatin 25-23. Në setin e katërt, Shqipëria nuk lëshoi terren dhe qëndroi në lojë. Pasimet e sakta të Deliut dhe përqëndrimi i skuadrës dha frytet e veta. Suedia u dorëzua në shifrat 26-24. Kaq mjaftoi që ndeshja të vazhdonte në dishezë për Shqipërinë që në setin e pestë dominoi në çdo aspekt duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 15-9. Një sukses i merituar dhe tregues i rritjes së cilësisë së kuqezinjve që këtë sezon në LIgën e Europës kanë rritur pretendimet, pavarësisht faktit se nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje përgatitore gjatë muajve të fundit. Takimi i dytë i Grupit A do të luhet sërish në Shkup të Shtunën në orën 19:30 kundër Maqedonisë, ndërsa përballja e fundit ndaj Azerbajxhanit në datën 18 Qershor. Më pas, seria e përballjeve në po të njëjtin grup do të zhvillohet në Tiranë në sallën e lojrave me “Feti Borova” nga data 23 deri në 25 Qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat