Volejboll, Finlanda “nxjerr” Shqipërinë nga Liga e Europës

Volejboll

Volejboll, Finlanda “nxjerr” Shqipërinë nga Liga e Europës

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 02:50
Voley

Minimizohen në maksimum shanset e Kombëtares së Volejbollit të Femrave për një biletë në fazën tjetër të Ligës së Europës. Ashtu si pak ditë në Tiranë, skuadra kuqezi u mund sërish 3-0 nga Finlanda në përballjen e dytë të grupit. 19-25, 23-25, 20-25, ky ishte rezultati i sfidës ku Shqipëria arriti të rezistonte vetëm në setin e dytë por pa arritur të shmangë humbjen. Ndeshja u zhvillua në Minsk të Bjellorusisë aty ku do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të grupit ku Shqipëria synon ta mbyllë në vendin e dytë të klasifimit për të synuar më pas kualifikimin pasi në fazën tjetër do të kalojë vetëm e dyta më e mirë e tre grupeve eliminatore.

Kjo është humbja e dytë e Kombëtares së Volejbollit të Ferave në Grupin A po ndaj Finlandës që konsolidon pozitat në vendin e parë të klasifikimit. Dy duelet e mbetura, Shqipëria do t’i luajë fillimisht me Bjellorusinë dhe në sfidën e fundit përballet me Austrinë, dy skuadra këto që vajzat kuqezi i kaluan me rezultatin 3-1 në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat