Shqipëria humbet me Suedinë por ka shpresa

Volejboll

Shqipëria humbet me Suedinë por ka shpresa

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 07:25
Shqipëria - Suedia

Shqipëria humbi 3-1 me sete ndeshjen e dytë me Suedinë të luajtur në Tiranë dhe tani për të kaluar në raundin tjetër të Elite Round ka nevojë për një fitore ose një humbje 3-2 me sete me Maqedoninë.

Djemtë kuqezinj ishin të barabarartë me kundërshtarët në setin e parë, por gjithsesi Suedia arriti të fitojë me rezultatin 25-23, ndërsa në setin e dytë Shqipëria bëri shumë gabime duke u mundur me rezultatin e thellë 25-12.

Gjithsesi në setin e tretë, skuadra e Melkës mori forcë dhe arriti jo vetëm të balancojë lojën por dhe të fitojë me rezultatin 25-23. Gjithsesi seti i katërt rezultoi sërish shumë i luftuar, aq sa loja vajti pikë për pikë, por në fund suedezët arritën të tregohen më të saktë duke fituar me rezultatin 25-23.

Me këtë humbje 3-1, Shqipëria ka gjithsesi shanse të mëdha për të kaluar më tej pasi ka vetë fatin në dorë dhe me Maqedoninë mjafton dhe të humbasë duke fituar 2 sete, për të marrë pikën e nevojshme që do ta lejonte të avanconte në Elite Round.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat