Shqipëria eliminohet nga Liga Europiane

Volejboll

Shqipëria eliminohet nga Liga Europiane

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 07:41
Shqipëria

Shqipëria në volejboll për meshkuj nuk arriti dot të kualifikohet në Elite Round  të European League pasi u mund 3-2 nga Maqedonia në ndeshjen e fundit dhe humbja 3-1 me Suedinë, por dhe fitorja e këtyre të fundit këtë të dielë 3-0 nga Azerbajxhani bëri që ekipi i Melkës të mos kalojë më tej në raundin tjetër për shkak të ndeshjes direkte me skandinavët. Pas fitores së Suedisë 3-0 me sete, Shqipëria ishte e ndërgjegjshme se vetëm fitorja do t’i lejonte të kalonte më tej, megjithatë përballë një kundërshtari dukshëm më të fortë dhe në renditjen e përgjithshme botërore, Shqipëria humbi setin e parë me rezultatin 25-23, por në setin e dytë u tregua e shkëlqyer duke fituar 25-17.

Në setin e tretë, Maqedonia sërish u shfaq më lartë dhe fitoi pa shumë probleme 25-21. Në setin e katërt dëshira e djmeve kuqezi, bëri që Shqipëria të fitojë 25-23 duke cuar ndeshjen në setin final. Por Maqedonia arriti të shkëputej që në fillim duke e mbyllur 15-10 në favor dhe krejt takimin me rezultatin 3-2 me sete. Pavarësisht eliminimit, gjithsesi kjo paraqitje mund të konsiderohet pozitive nga ana e skuadrës së volejbollit të meshkujve, që ju afruan kalimit për në raundin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm për vendet në zhvillim në volejboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat