Shqipëria përfshihet në akuza nga “Federbet”-i - Bota Sot
Shqipëria përfshihet në akuza nga “Federbet”-i

Volejboll

E premte, 21 shtator 2018

Shqipëria përfshihet në akuza nga “Federbet”-i

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 17:34
Pamje nga një ndeshje

Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar ndeshjen e volejbollit të meshkujve ku kombëtarja shqiptare luajti ndaj Azerbajxhanit më datë 23 qershor.

Sipas Federbet, në këtë ndeshje janë luajtur baste anormale me shuma të mëdha parash që Shqipëria do të fitonte në setin e parë me më shumë se 5 ose 6 pikë diferencë. Federbet gjithashtu ka denoncuar ndeshjen mes Suedisë dhe Azerbajxhanit, e luajtur më 25 qershor, për të njëjtin lloj basti, sërish kundër kundër kombëtares azere.

Shqipëria e fitoi setin e parë të ndeshjes ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 25-15, ndërsa Suedia e fitoi me rezultatin 25-18.

“Duket se ka probleme të mëdha në botën e volejbollit…

Kompanitë e basteve partnere me Federbetin kanë pranuar shumë baste të çuditshme në 2 ndeshje. Të dyja janë luajtur për Ligën Europiane të Volejbollit.

Siç kemi parë disa javë më parë në Ligën Botërore të Vojelbollit, janë luajtur disa baste të veçantë në shuma të mëdha dhe jo të zakonshme. Në të dy rastet, kundër Azerbajxhanit. Në të dy rastet, shumë të çuditshme. ‘Shqipëria -4.5/-5.5 në setin e parë’ dhe më pas ‘Suedia -4.5/-5.5 në setin e parë’. Në rastin e parë Shqipëria e fitoi setin e parë 25-15, në rastin e dytë Suedia e fitoi setin e parë 25-18…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test