Reagon ashpër trajneri nga Drenasi, godet selektoren

Volejboll

Reagon ashpër trajneri nga Drenasi, godet selektoren

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:25
Sylë Berisha

Sylë Berisha, ndihmëstrajner i klubit të volejbollit Drenasi (femrat) ka reaguar ashpër për humbjen e kombëtares së Kosovës me rezultat 3:2 nga Mali i Zi. Ai godet selektoren e kombëtares së Kosovës. “Kosova - Mali Zi, rezultati 2:3. Humbje ku vajzat nuk e merituan, por dështoj selektorja dhe Liridona Kurrumelit dhe Zyla Kadriut ju bë e padrejtë dhe pësoj Kosova. Të gjitha vajzat treguan lojë të mirë dhe edukatë dhe paraqitje të mire dhe angazhim në lojën me Malin e Zi U-19.

Selektorja vendosi 6 që se meritoj për pak minuta lojë sa është futur Liridona Kurrumeli dhe Zyla Kadriu kanë luajtur shkëlqyeshëm, i është bërë e padrejtë në këtë lojë, nuk e di deri kur e doni me mbërri ju me këto gjëra që bëni padrejtësisht, së shpejti duhet të bëhet ndërrim trajnerëve, sepse këto vite fundit janë duke shkatërruar volejbollin kosovar”, shkruan Berisha në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat