KV Pejës i hiqet fotoja, kërkon sqarim nga Federata e Volejbollit

Volejboll

KV Pejës i hiqet fotoja, kërkon sqarim nga Federata e Volejbollit

Nga: K. G. Më: 29 qershor 2017 Në ora: 13:59
KV Peja

Klubi i Pejës është ankuar se Federata e Volejbollit e Kosovës ende nuk e ka vendosur foton  saj në faqen zyrtare të FVK-së. “Klubi i Volejbollit Peja ende pa foto ne faqen zyrtare te FVK-së. Me datë 12.06.2017 e kemi bërë reagimin tonë të parë publik përmes faqes sonë. Me datë 16.06.2017 kemi kërkuar nga FVK përmes emaili të na jepen sqarime se përse është heq fotoja e klubit KV Peja nga faqja zyrtare e FVK-së, dhe si përgjigje kemi marrë: "Nuk i dimë arsyet e largimit të fotos, kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara, mirëpo dërgona foton prapë që ta vendosim".

Ne e dërguam foton ne emailin e FVK-së edhe pse e ditëm mirë që është vetëm një mashtrim i radhës dhe dhunim i inteligjencës tonë, dhe ashtu doli të jetë FVK ende nuk po e sheh të arsyeshme qe ta rivendos. Duam të ua bëjmë me dije FVK-së se ju jeni aty vetëm e vetëm për klube sepse po të mos ekzistonin klubet nuk do të ishit as ju aty. Po mundoheni me zhbë një klub që ka traditë dhe nga i cili klub dolën emra e emra të Volejbollit qe po na bëjnë krenar Kosovën dhe Shqipërinë, po mundoheni me mohu një punë shumëvjeçare dhe një investim shumëvjeçar për disa motive të ulëta, shumë të ulëta. Mbesim me shpresë se është hera e fundit qe do të shkruajmë për këso lloj gjërash të shëmtuara”, ankohen pejanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat