Fyhet kombëtarja e Kosovës

Volejboll

Fyhet kombëtarja e Kosovës

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 18:36
Kosova U-19

FVK-ja është ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit. “FVK-ja reagon ashpër ndaj asaj që ndodhi në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Pale, Bosnje e Hercegovinë, e vlefshme për BVA kompeticionin U-19 Femrat. Gjatë gjithë ndeshjes, një grup tifozësh ka bërë thirrje shoviniste, të dhunshme ndaj integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë. Gjithashtu, ky grup i tifozëve e ka vazhduar rrugën duke i ofenduar lojtaret gjatë gjithë kohës. Prandaj, ne kërkojmë nga ju të reagoni në mënyrë që këto gjëra të mos ndodhin më. Në të kundërtën, do ta tërheqim ekipin kombëtar nga garat”, shkruan në ankesën e FVK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat