Kosova pëson humbjen e parë në Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Kosova pëson humbjen e parë në Kampionatin Ballkanik

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 19:33
Volejbollistet e kombëtares së Kosovës

Kosova dhe Mali I Zi e hapën ditën e tretë të garave në Kampionatin Ballkanik U18 për femra, që po mbahet për herë të parë në Prishtinë.
Kosova ishte më e mirë në hapje të takimit, kur në setin e parë fitoi 25:20.

Mirëpo pasqyrë krejt tjetër u shfaq në setin e dytë, në të cilin Kosova në fillim u kufizua vetëm në dy pikë (2:8), e pastaj për ta mbyllur setin e dytë me 10:25, në favor të Malit të Zi.
Në setin e tretë, mysafiret nga Mali i Zi, ishin superior në fillim të ndeshjes, duke avansuar 8:3, por Kosova arriti të barazojë në 9:9.

Rezultati mbeti I barabartë deri te shifrat 14:14, prej të cilit moment Mali i Zi e merr primatin duke avansuar 22:15, e për ta mbyllur setin e tretë 25:18.

Seti i katërt, prapë nisi i nivelizuar me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në hapje të tij.

Kosova arrin të avansojë 5:3, për të krijuar shkëputjen e parë në këtë periudhë, por malazezet e bazuara në lojën e Milena Burzanoviq, arritën të mbajnë ritmin e lojës, duke shkuar në time outin e parë teknik me shifrat 8:6.

Edhe pse Kosova avansonte 12:9, një seri prej 7:0, I mundësoi Malit të Zi të kthehet në lojë për të avansuar 12:16.
Mysafiret vazhduan me lojë të mirë duke e mbyllur setin e katërt me fitore prej 17:25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat