Kosova më e fortë te femrat

Volejboll

Kosova më e fortë te femrat

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 10:57
Pamje nga gara

Ka përfunduar me sukses Kampionati Ballkanik në Beach Volley U-20 i organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës në Prishtinë në Pishinen e Gërmisë. Turqia është shpallur Kampion në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra, ndërsa Kosova ka fituar dy medalje në konkurrencën e femrave.

Në konkurrencën e meshkujve medalje ka fituar edhe Shqipëria duke arritur të fitoj vendin e tretë.

Renditja përfundimtare te femrat :

1. Dilara Suzan Gedikoglu / Ilayda Gozen (Turqia)

2.  Valmira Ramadani / Erona Mahmuti (Kosova)

3. Venera Kadriu / Lorina Mehmeti (Kosova)

Meshkujt

1. Yusuf Ozdemir / Ali Cebeci (Turqia)

2.   Mecit Eryilmaz / Mustafa Susam (Turqia)

3.  Adri Arapi / Redi Bakiri (Shqipëria)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat