Kosova mund Bosnjën, federata bëhet horë, nuk e di apo harron rezultatin...

Volejboll

Kosova mund Bosnjën, federata bëhet horë, nuk e di apo harron rezultatin...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2017 Në ora: 11:39
Ky ësthë postimi i Federatës në profilin e facebookut të tyre

 Një sukses i mirë për kombëtaren e Kosovës në beachvoley. Vashat tona dëshmuan lojëra të mira në sportin që njihet si volejbolli në rërë. “Kosova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley U-22 në konkurrencën e femrave.

Në ndeshjen për vend të tretë ‘Dardanet’, kanë mposhtur ekipin e Bosnje e Hercegovinës dhe kështu kanë arritur të fitojnë vendin e tretë në këtë Kampionat duke lënë pas pesë shtete”, bëhet e ditur nga Federata e Volejbollit e Kosovës. Është e pashpjegueshme sesi në faqen e facebookut zyrtar të FVK-së, nuk janë përmendur emrat e dy volejbollisteve që zunë vendin e tretë dhe aq më keq nuk e kanë theksuar se sa është mposhtur me rezultat Bosnja. Federata nuk e di apo harron ta vendos rezultatin në faqen e saj.  Sipas të gjithave gjasave kanë harruar ta vendosin rezultatin, por pse edhe emra e dy volejbollisteve, të cilat patjetër u desh të theksohen, se ato kanë qenë pjesë përbërëse e kësaj fitore. Kjo është e habitshme, gabim pas gabimi, apo skandal pas skandali, ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo mrekulli e panatyrshme e tyre!

Prandaj, kjo është një papërgjegjësi për vetë zyrtarin që është kompetent për të mirëmbajtur dhe plasuar informatën në faqen zyrtare. Dikush mund ta akuzojë Abedin Ibrahimin, kryetarin e Federatës, por në fakt i pari i këtij asociacioni nuk mund t’i përcjell të gjitha apo të rrinë si polic për secilin, se nuk e ke kryer punën si duhet e mirë, tjera herë do të ishte mirë ata që janë përgjegjëse për plasimin e lajmeve, të jenë më të kujdesshëm, të paktën nëse nuk e mbajnë mend rezultatin, ta shkruajnë me laps në fletore, se ndryshe do të bëhen horë sërish. Pse e themi horë, sigurisht se lexuesit e faqes së federatës në facebook do t'i bëjë shumë nervoz, kur e shohin se nuk ka rezultat dhe as kush janë ato dy vajza. Fakt është që fededata për vete e di, por opinioni nuk e di se sa ka përfunduar sfida!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat