Kajtazi: Kemi shënuar rezultate që pakkush i ka pritur!

Volejboll

Kajtazi: Kemi shënuar rezultate që pakkush i ka pritur!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2017 Në ora: 19:18
Xhavit Kajtazi

 

Volejbollistët e rinj e shohin KV Prishtina Volley si një mundësi më e mirë për zhvillim e për afirmimin e tyre.  Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është një numër jo i vogël i lojtarëve që duan të jenë pjesë e klubit nga kryeqyteti. “Ka kohë që klubit Prishtina Volley kanë nisur t'i vetofrohen një numër jo i vogël i lojtarëve të rinj. Kjo është për ne një sastisfaksion se volejbollistët e talentuar duan punën, të bindur se vetëm ajo u garanton suksese dhe ecje përpara. Kjo është e vërtet e pamohueshme”, tha Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se Prishtina Volley po kthehet në një forcë të volejbollit në Kosovë? “Klubi i volejbollit Prishtina Volley-M, gjithçka që ka arritur deri më tash e ka bërë fal punës dhe vetëm punës. Ne e kemi themeluar skuadrën me qëllim që të jemi në krye të volejbollit të Kosovës. Deri më tash për kaq vite sa ekzistojmë kemi shënuar rezultate që pakkush i ka pritur. Fituam Kupën (2015), ishim gjithnjë në plej-of dhe se fundi edhe në finale të Kupës së Kosovës (2017)”, përgjigjet Kajtazi.  Më tutje tha se, i kanë dhënë edhe një numër të madh të lojtarëve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat