Shtatëmbëdhjetë vite në sport, pa pagesë!

Volejboll

Shtatëmbëdhjetë vite në sport, pa pagesë!

Nga: Ylli Kadriu Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:30
Ilustrimi i Ylli Kadriut

Askush se beson, madje as përgjegjësit Shtetëror dhe Komunal të sportit, sepse ata nuk punojnë as 17 ditë pa pagesë, por kur vjen puna të suksesi të gjithë shfaqen dhe mburren, a në realitet asnjëherë se dinë si stërvitemi dhe si ia dalim.

Fillova në vitin 2000 si lojtar i KV Drenica, në një sall të vogël të gjimnazit Hamëz Jashari, ku sot e asaj dite jemi në të njejtën sallë.

Nga viti 2003 në KB Skenderaj-basketboll.

Nga viti 2006 ndihmës trajner në KV Skenderaj.

Nga Viti 2013 si trajner në KV Skenderaj.

Nga viti 2014 si ndihmëstrajner i kombëtares së Kosovës – seniore.

Kampion si lojtar me KV Drenica dhe kampion si trajner me KV Skenderaj.

Fitues të kupës dhe Kupës së FVK-së.

Lojtar në garat evropiane për herë të parë në histori të Kosovës, si lojtar me KV Drenica dhe si trajneri i parë në histori të Kosovës me KV Skenderaj.

Pjesëmarrës në kualifikime për Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Kosovës si ndihmëstrajner.

Trajneri më i mirë në Kosovë, viti 2015.

Trajneri me i mirë në Skenderaj 2014 dhe 2016.

Pesë herë ndër 10 lojtaret më të mirë në Kosovë, e shumë suksese tjera me grupmosha të reja.

Për çudi të gjitha këto suksese janë arritur me punë vullnetare pa asnjë cent të fituar në drejtimin tim, madje duke i shpenzuar të hollat e familjes vetëm për të pasur sukses dhe për t’u mburrur me ekipet e Komunës sonë Skenderaj dhe me Kosovën tonë. Dhe ajo çka është me e vlefshme koha, me shumë se gjysmën e jetës në palestër nga 5 orë në ditë, në - 20 gradë në dimër dhe në + 35 në verë, duke mos i interesuar askujt se ku punojmë dhe çfarë fitojmë.

Kur vjen puna të suksesi të gjithë shfaqen për t’u mburrur me to, pas kësaj 364 ditët tjera se kthejnë kokën mbrapa.

Njerëzit vullnet mirë duhet falënderuar gjithmonë (Musa Gashi, Afrim Durmishi dhe Rrustem Rukolli ) të cilët kanë shumë merita për sukseset e klubeve tona. Për mua koha e bamirësisë ka kaluar dhe klubet nuk mbahen për mëshirë, por duhet mbështetje financiare dhe krijim i kushteve për punë.

Të gjithë ata që kane nevojë për mua jam i hapur, por së pari le ta bëjnë ofertën në drejtimin tim, pastaj flasim për hapat tjerë, më nuk e lëvizi asnjë hap pa interes personal, sepse shetitjet, suksesin, historinë, të gjitha këto i kam provuar.

Autori është ndër sportistët e trajnerët më të suksesshëm në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat