Një rumun iu ligjëron trajnerëve të Kosovës - Bota Sot
Një rumun iu ligjëron trajnerëve të Kosovës

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Një rumun iu ligjëron trajnerëve të Kosovës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 17:47
Trajnerët e Kosovës

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të hënën ka filluar trajnimi për trajnerë të volejbollit, i cili po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

22 trajnerë po vijojnë ligjëratat, në të cilat po ligjëron eksperti ndërkombëtar nga Rumania, Dan Ilie Girleanu, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z.Abedin Ibrahimi.

Kursi do të zgjasë deri të premten (25 gusht 2017).

“Jam impresionuar me numrin e pjesëmarrësve. Ata janë të rinj dhe të gatshëm të marrin informata të reja për volejbollin. Shpresoj se pas pesë ditësh do të mësojnë shumë dhe do t’i praktikojnë ato që kanë mësuar. Unë do të lekturoj për gjashtë shkathtësitë në volejboll, mbrojtjen dhe sulmin, si dhe gjëra tjera”, tha Girleanu për faqen zyrtare të KOK-ut.

Trajnimet e tilla organizohen me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa javën e kaluar u mbajt trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës.

Deri në fund të vitit, KOK do të organizojë edhe nëntë trajnime për federata tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test