Ilazi i gëzuar për rikthimin e Fjollës

Volejboll

Ilazi i gëzuar për rikthimin e Fjollës

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:35
Lorik Ilazi, është i gëzuar me rikthimin e volejbollistes Fjolla Shabani

Trajneri i Dritës nga Gjilanit, Lorik Ilazi, është i gëzuar me rikthimin e volejbollistes Fjolla Shabani. Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës me Shabanin konsiderojnë se do të jenë edhe më të fortë për edicionin e ri. Volejbollistja e re gjilanase, Fjolla Shabani i është rikthyer kampionit në fuqi, KV Drita. Në një prezantim zyrtar në zyret e klubit më të trofeshëm në volejbollin e femrave, Shabani ka folur rreth përvojës së saj në Prishtinë dhe rikthimit në KV Drita.

"Jam e lumtur që jam rikthyer në klubin ku fillova volejbollin. Dua të falënderoj të gjithë për besimin dhe shpresoj në përvoja të reja me KV Drita, posaçërisht në kampionatin ballkanik të klubeve." - ka theksuar Shabani. Ardhjen e Fjolla Shabanit e ka mirëpritur edhe kryetrajneri i skuadrës gjilanase Lorik Ilazi. "Ardhja e Fjollës është një adut i mirë për skuadrën. Tash kur kemi filluar përgatitjet dhe po bëhemi gati për kampionatin ballkanik të klubeve, Fjolla do t'i japë energji të re skuadrës, për të qenë pjesë të sukseseve të përbashkëta në të ardhmen" - deklaroi Ilazi. Drita do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të klubeve, që do të mbahet në fund të shtatorit në Bosnjë. Krahas Dritës, që do ta përfaqësojë Kosovën, pjesë e kësaj gare do të jenë edhe ekipet nga Rumania, Mali i Zi, Serbia, BeH dhe Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat