Franca niset favorite - Bota Sot
Franca niset favorite

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Franca niset favorite

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:25
Franca

Volejbolli është një prej sporteve më të ndjekur të shekulli të fundit për shkak të paparashikuesmërisë dhe spektaklit të lojës në grup. Amerika Latine, SHBA por edhe Europa kanë rivalizuar historikisht me disa nga kombëtaret më elitare të planetit, por kjo verë, do të jetë e rezervuar ekskluzivisht për volejbollin europian ku disa nga superfuqitë e kësaj loje do të ndeshen në Poloni për të caktuar kampionen e re rë kontinentit të vjetër. Ky është edicioni i 30, pasi kampionati i parë u zhvillua në vitin 1948 në Itali. Është Rusia kombëtarja më e titulluar e kontinentit me 13 medalje të arta, e ndjekur nga Italia me 6 dhe Republika Çeke me 3 e Serbia me 2. Vendi mikpritës, Polonia që është një nga favoritet ë këtij sezoni, mbetet një nga kombëtaret më të forta të kontinentit pasi aktualisht mban vendin e tretë në kasifikimin e përgjithshëm të FIVB. Tauron Arena e Krakovës do të mbajë peshën më të madhe të Europianit 2017 me ndeshjet e grupeve dhe të raundeve pasardhëse deri në raundin e 4 skuadrave finaliste.

Me kapacitet 15300 vende, “Tauron Arena” është një nga strukturat më moderne të sportit të volejbollit në Europë, ndërsa për ceremoninë hapëse është caktuar Stadimi i Varshavës. Kampionia në fuqi e evenimentit është Franca, ndërsa në historinë 70 vjeçare, ky trofe është fituar nga 9 Kombëtare të ndryshme. Çdo skuadër do të grumbullojë në këtë europian nga 14 lojtarë. Franca është pikërisht favoritja e këtij turneu por rrugëtimi për blutë nuk do të jetë i lehtë sepse Italia dhe Gjermania mund të rezultojnë surprizat e vërteta të këtij viti.

Ekipe që gjithashtu konisderohen të forta në këtë edicion janë edhe Polonia, Rusia e Serbia. Janë ikërisht ballkanasit që prezantohen me numrin më të madh të talenteve dhe trajneri Nikola Grbic është përojekur të ndërtojë një skuadër të frikshme për çdo kundërshtar. Në krahun tjhetër, Polonia do të zbresë në parket me avantazhin e shtëpisë dhe faktit që vjen në këtë europian si kampione e botës. Kurek e Kubiak mbeten pikat e referimit në skuadrën e italianit Fefe De Giorgit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test