Mehmeti me akuza të rënda: Vallë, a janë në vete këta njerëz, ku po i harxhojnë parat!?

Volejboll

Mehmeti me akuza të rënda: Vallë, a janë në vete këta njerëz, ku po i harxhojnë parat!?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2017 Në ora: 18:53
Mehmeti

Klubi i volejbollit Prishtina në konkurrencën e femrave, kritikon Federatën e Volejbollit të Kosovës. “Dy vjet prej se kuvendi i FVK-ës zgjodhi kryetarin dhe bordin e saj, dhe ky kryetar dhe ky bord nuk e pa të rrugës që të mbledhë grupmoshat e reja dhe ti dërgon në ndonjë kamp. Vallë, a janë në vete këta njerëz ku po i harxhojnë parat!? Unë e di, por e bordi akoma nuk e di. 2500 euro harxhojë për një lojtare e cila gjithë kampionatin luajti fallso për KV Kastriotin.17000 euro (shtatëmbëdhjetë mijë euro) pagoi për tarafleksin të cilin e morën me qira nga Shqipëria për 3-4 lojë. Ku këto loje kanë mundë të zhvillohen edhe pa taragleks. Ku të njëjtin e kanë marrë nga CEV falas e çmimi i tij është 19000 (nëntëmbëdhjetë mije euro).

Mjetet tjera të shpenzuara janë pjesëmarrja e 4 lojtareve në Rusi, ku çmimi vetëm i biletave të aeroplanit janë marramendës mbi 5000 (pesëmijë euro) e mos të flasim për shpenzimet e fjetjes dhe ushqimit. Udhëtimi për në Austri prapë i 4-5 personave me avio-bileta dhe shpenzime fjetje udhqim. Këto tri katër shpenzime kanë mund të organizohet një kampë prej 30 vajzave dhe 30 djemve me trajner dhe me transport i cili shpenzim do të kushtonte për 10 ditë të plota sa një tarafleks i cili është marrë me qira për 4 ndeshje dhe i cili ka kushtua 17.000 euro. Ku jeni ju anëtarët e bordit ose edhe juve kryetari ju ka ble me nga një udhëtim që keni ba në Estoni dhe Bullgari Turp për juve do të kërkojmë edhe për ju përgjegjësi sa edhe për kryetarin”, shkruan Mehdi Mehmeti, kryetar i KV Prishtina Femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat