Luhen takimet e para të Ballkaniadës së Beach Volley për femra - Bota Sot
Luhen takimet e para të Ballkaniadës së Beach Volley për femra

Volejboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Luhen takimet e para të Ballkaniadës së Beach Volley për femra

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 16:39
Pamje nga gara

Ka nisur sot Kampionati Ballkanik i Beach Volley, aktivitet që po zhvillohet në plazhin e Kavalishencës, në Durrës dhe që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV). Në këtë aktivitet marrin pjesë 12 çifte për vajza, ndërkohë që pas shortit të hedhur, pjesëmarrësit janë ndarë në 4 grupe me nga 3 çifte secili.
Sot janë luajtur ndeshjet e para në grupe (nga dy takime për secilin grup), duke përcaktuar edhe pretendentët e parë për fitimin e këtij turneu. Ndërsa nesër paradite do të luhen ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve për femra dhe më pas takimet çerekfinale. Një aktivitet që po dhuron mjaft emocione dhe rivalitet, teksa nuk mungojnë edhe sportdashësit e shumtë.

Nga Ballkaniada e Beachvolley per femra

Femra – Grupi A

Matei/Vaida (Rou) – Mrdjan/Aleksic (Ser), 2-0 (21-9, 21-16)

Gjermeni/Kruti (Alb) – Mrdjan/Aleksic (Ser), 0-2 (9-21, 14-21)

Matei/Vaida (Rou) – Gjermeni/Kruti (Alb), 16 shtator

Femra – Grupi B

Matic/Milosevic (Ser) – Tuci/Blloku, (Alb), 2-0 (21-6, 21-14)

Jashari/Ramadani (Kos) – Tuci/Blloku, 2-0 (21-10, 21-15)

Matic/Milosevic (Ser) – Jashari/Ramadani (Kos), 16 shtator

Femra – Grupi C

Karagkouni/Tsopoulou (Gre) – Manavi/Spiliotopoulou (Gre), 2-0 (21-14, 21-14)

Manavi/Spiliotopoulou (Gre) – Gjata/Tola (Alb), 2-0 (21-10, 21-5)

Karagkouni/Tsopoulou (Gre) – Gjata/Tola (Alb), 16 shtator

Femra – Grupi D

Yellin/Starikov (Isr) – Meçorrapaj/Hasku (Alb), 2-0 (21-5, 21-5)

Vence/Eryildiz(Tur) – Meçorrapaj/Hasku (Alb), 2-0 (21-6, 21-6)

Yellin/Starikov (Isr) – Vence/Eryildiz (Tur), 16 shtator

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test