Mjaft ndeshje të forta në Kampionatin Ballkanik - Bota Sot
Mjaft ndeshje të forta në Kampionatin Ballkanik

Volejboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Mjaft ndeshje të forta në Kampionatin Ballkanik

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:10
Pamje nga një ndeshje

Gjatë ditës së sotme, në plazhin e Kavalishencës, në Durrës, janë luajtur ndeshjet e dy raundeve të para të Kampionatit Ballkanik të Beach Volley, turne që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit (15-17 shattor). Në këtë event që zhvillohet në plazhin e Adriatikut, marrin pjesë 16 çifte për djem, që kanë dhuruar ndeshje me rivalitet dhe emocione, duke shpalosur të gjithë aftësitë e tyre dhe argëtuar mjaft të pranishmit.

Përveç çifteve nga Rajoni marrin pjesë edhe sportistë nga Izraeli e Zvicra, duke qenë se ky event është pjesë e “CEV Contiental Cup”, ndaj dhe aktiviteti është mjaft i rëndësishëm dhe me pjesëmarrje të gjerë. Gjithçka në këtë ditë të parë është zhvilluar normalisht, me mjaft ndeshje që treguan rivalitet dhe grintë mes sportistëve, ndërkohë që edhe organizimi i FSHV-së ka qenë mjaft i mirë. Nesër do të luhen takimet e tjera për meshkuj, që vlejnë për renditje dhe fazën çerekfinale.

Meshkuj – Ndeshjet e raundit të parë

Kolaric/Klasnic (Ser) – Giginoglu-Mermer (Tur), 2-0 (22-20, 21-18)

Qerraxhia/Troka (Alb) – Kola/Volitakis (Gre), 1-2 (15-21, 21-18, 13-15)

Metral/Hagenbuch (Zui) – Virlan/Mehedinteanu (Rou), 2-0 (21-13, 21-12)

Lozic/Gavrilov (Ser) – Lozic/Gavrilov (Tur), 0-2 (20-22, 14-21)

Ozdemir/Cebeci (Tur) – Pusonjic/Kikovic (Ser), 2-0 (21-16, 21-11)

Kanellos/Ioannidis (Gre) – Ciortea/Badiceanu (Rou), 2-0 (21-7, 21-14)

Cullhaj/Qafarena (Alb) – Berisha/Mustafa (Kos), 0-2 (14-21, 15-21)

Qepa/Arapi (Alb) – Giginoglu-Mermer (Tur), 0-2 (12-21, 16-21)

Meshkuj – Ndeshjet e raundit të dytë

Kolaric/Klasnic (Ser) – Kola/Volitakis (Gre), 2-0 (21-16, 21-16)

Metral/Hagenbuch (Sui) – Nurettin/Sagir (Tur), 2-0 (21-11, 21-14)

Ozdemir/Cebeci (Tur) – Kanellos/Ioannidis (Gre), 2-0 (21-11, 21-14)

Berisha/Mustafa (Kos) – Giginoglu-Mermer (Tur), 0-2 (14-21, 11-21)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test