Vllaznia fiton Kupën

Volejboll

Vllaznia fiton Kupën

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:47
Lojtarët e Vllaznisë

Vllaznia fituese e Kupës së Federatës në Volejboll për meshkuj. Djemtë shkodranë të rrjetës mposhtën 3:2 me sete Partizani në një finale maratonë që u zhvillua në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik. Kryeqytetasit të drejtuar nga trajner Adrian Mikopula u hakmorrën ndaj kuqve të Ylli Tomorrit, për atë humbje me set final në Kupën e Shqipërisë një vit më parë.

Partizani u tregua më i saktë në setin e parë, të cilin e fitoi me vështirësi 23 – 25, duke marrë një avantazh të rëndësishëm psikologjik për vazhdimin e lojës. Të kuqtë e nisën mirë setin e dytë, duke marrë avantazhin e përkohëshëm 6-3, por kapteni Qafarena barazi 8-8, më Vllazninë që u shkëput deri 14-9. Trajneri Tomori ndryshon dicka më pushimin e kërkuar, por kuqeblutë gjithsesi fituan 25 – 21. Partizani kryesoi deri në pushim e dytë teknik të setit të tretë, më pas gjithcka foli për Vllaznia që e mbyll këtë set 25-22.

Reagim i fuqishëm i skuadrës së Tomorit në setin e katër, që u mbyll 18 – 25 përtë kuqtë, me të dyja skuadrat që zhvilluan një set final plot dramacitet. Pas nje serie barazimesh më në fund Vllaznia arriti të triumfonte 21-19, me tifozët shkodranë që nisën festën për këtë fitore të madhe, ndaj një rivali po kaq të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat