Gërguri thërret për kuvend të FVK-së - Bota Sot
Gërguri thërret për kuvend të FVK-së

Volejboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Gërguri thërret për kuvend të FVK-së

Nga: K.Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:50
Pamje nga një ndeshje

Ish nënkryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Blerim Gërguri, ka dërguar një letër, ku ftohen kuvendarët që të marrin pjesën në Kuvendin e FVK-së. Pas dorëheqjes së dy nënkryetarëve dhe pesë anëtarëve të bordit, FVK gjendet para një situate alarmante. “Pas  situatës se krijuar të datës 20.09.2017, ku shumica e anëtarëve te Bordit të FVK-së kanë dhënë dorëheqje, konform Nenit 20 Pika 4, ku kërkohet zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm Udhëheqës, obligon Sekretarin e Përgjithshëm, si i vetmi organ më i lartë ekzekutiv i mbetur, që të thërras Kuvendin  për zgjedhjen e Këshillit të Përkohshëm Udhëheqës, andaj: thërras: Kuvendin e Federatës se Volejbollit të mbajë Mbledhjen e saj me datën 13.10.2017 prej orës 16.00, në sallën e hotelit Sirius në Prishtinë, me të vetmen pikë të rendit të ditës: 1. Zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm udhëheqës prej pesë (5) anëtarëve”,  ka thënë Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test