Çka nëse Abedin Ibrahimi fiton votëbesimin e kuvendarëve? - Bota Sot
Çka nëse Abedin Ibrahimi fiton votëbesimin e kuvendarëve?

Volejboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Çka nëse Abedin Ibrahimi fiton votëbesimin e kuvendarëve?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:56
Abedin Ibrahimi

Në Federatën e Volejbollit të Kosovës është bë një lëmsh i madh ose si thonë në popull nuk po dihet se sa po shkon fasulja. Askush nuk e di se si do të rrjedhë Kuvendi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, që pritet të mbahet me 13 tetor. Megjithatë, Abedin Ibrahimi është kryetar legjitim, por që ka disa kundër. Ibrahimi as nuk ka dhënë dorëheqje as nuk është shkarkuar dhe si do të mbahet Kuvendi, do të shihet! E para, sigurisht se do të kërkohet votëbesimi i Ibrahimit për kryetar! E dyta, çka nëse ndodh e fiton votëbesimin Ibrahimi? Atëherë, ai mbete kryetar dhe vazhdon punën e tij. Flitet se Ibrahimi mund ta sigurojë votëbesimin, disa thonë se do të shkarkohet me lehtësi, sepse është disponimi i tillë.

Por e gjitha do të shihet me 13 tetor, se Ibrahimi është më i fortë, apo këta të dorëhequrit. Pavarësisht se si do të rrjedhë e tërë ngjarja, volejbolli nuk është as sot, as dje, as para dy vjetësh as para katër vjetësh, por ka më shumë se 10 vjet që është në krizë. Në volejboll është bërë modë, asnjë kryetar deri më sot nuk ia ka ra tamam dhe nuk e besoj se edhe ky i i riu nëse vjen do t’i shkojë përshtati. Dikujt do t’ia prish qejfin e dikujt do t’ia realizojë do farë ëndrra, por sporti si sport ka vite që ka rënë poshtë.  Edhe nëse rrëzohet Ibrahimi, asgjë të re nuk prodhojmë, do të vazhdojë e njëjta këngë nëse bazohemi që nga periudha e pasluftës. Sepse ka pasur edhe kryetar para Abedinit që kanë punuar, por iu ka penguar puna e tyre dhe i kanë shkarkuar. A ka punuar apo jo Abedini, më së miri e dinë ata që e kanë zgjedhur.  

Por nëse e rrëzojnë Abedinin dhe e bien dikë tjetër pothuajse identik, atëherë më shumë ka punë inati se sa për zhvillim volejbolli. Një dihet, volejbolli ka njerëz profesionist, por nuk i duan ata që dinë, sepse i duan ata që janë të dëgjueshëm.  Volejbolli ka kohë që ka rënë përtokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test