Mehmeti tregon kush ia shoi shpresat Drenushës dhe i numëron shumë parregullsi Abedin Ibrahimit

Volejboll

Mehmeti tregon kush ia shoi shpresat Drenushës dhe i numëron shumë parregullsi Abedin Ibrahimit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2017 Në ora: 15:48
Drenusha Asllanaj

Volejbolli ka probleme të ndryshme dhe nuk ka ditë që nuk dalin të palarat që kanë ndodhur para një periudhe. Kryetari i klubit të volejbollit Prishtina Femrat,  Mehdi Mehmeti ka zbuluar edhe disa marifete që kanë ndodhur në sportin skofiar dhe sipas tij,  volejbollistes Drenusha Asllanajt i janë shuar shpresat për një të ardhme më të mirë. Kjo volejbolliste luan për ekipin Prishtina Volley. “Dua të bëjë me dije, se Abedin Ibrahimi mundet me propozua ‘votëbesimin’ për kryetar të FVK-së, por ai sipas statutit është i shkarkuar, nëse nuk punojmë sipas statutit le të mbetet kryetar. Sa i përket se a kemi pas kryetar të mirëfilltë? Me siguri që edhe atëherë ka pas probleme, por si tani që kjo federate ka pas probleme, asnjë kryetar nuk e ka pas si tani. Dua ti përmendi disa shkelje flagrante që ka bërë ky njeri.

Krejt mezi e kemi pritur të pranohemi në FIVB DHE CEV dhe të punojmë me rregullore dhe të mos ketë probleme me regjistrimin e lojtarëve në këtë mandat. Ky

 kryetar ka bërë shkeljet më të mëdha që njeh historia e volejbollit.

Mos respektimi i Bordit, ky njeri plotë 2 vite të gjitha vendimet i ka marre vet dhe pyes të gjithë mediat pse asnjëherë nuk e panë të rrugës që të marrin ndonjë prononcim nga Bordi.

3. Pagoi 2000 franga zvicerane për një reprezentuese e cila me vetëdije të plotë shuan shpresat e Drenusha Asllanajt që mos të jetë pjesë e reprezentacionit.

4. I vetëm kontrollon financat e Federatës dhe vetë kryen të gjitha pagesat pa u konsultuar me bordin e FVK-ës.

5. Vete cakton transportet, hotelet, përgatitjet pa konsultim me bordin.

6. Vetë cakton pjesëmarrjen në garat e beachvoleyt pa u konsultuar me bordin.

7. Harxhon buxhetin e federatës në një aktivitet edhe atë të beachvoleyt. Se ne volejbollin e ka bë fet.

8. Ankesat e klubeve asnjëherë nuk e i merr për bazë.

9. Kampet e të rinjve dhe të rejave prej se ka ardhur asnjëherë nuk janë mbajtur.

10. Subvencionet për ekipe të vajzave asnjëherë nuk i ka nda.

11. Në të gjitha garat si brenda dhe jashtë kemi pas angazhim te lojtareve fals. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë na keq kryetari i kësaj federate, nëse ai kërkon votëbesimin, ai së pari në rend të ditës duhet ta ketë planin financiar dhe për secilin harxhim të japë llogari kuvendarëve, pastaj të kërkon votëbesimin”, shkruan Mehdi Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat