Eliminohen

Volejboll

Eliminohen

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 11:41
KV Luboteni

Luboteni nga Ferizaj eliminohet nga garat evropiane në volejboll. "Pas shumë angazhimeve me të gjitha kapacitetet morale, intelektuale, fizike dhe financiare Kv Luboteni përmbylli Raundin e Dytë të Kualifikimeve të 2018 Champions League Volley M.
Pavarësisht humbjes me rezultatin 3:0 n'favor të Abiant Lycurgus Groningen, ana tjetër e medaljes ishte përvoja e fituar nga ana jonë, siç thonë: hap pas hapi, por të sigurtë drejt mësimeve dhe perfeksionimit të organizimeve të takimeve ndërkombëtare, si Klub dhe Federatë.
Gjej rastin që të falenderoj Lojtarët me në krye Kapitenin Heset Arapi, Trainerin Arsim Lohaj, Kryesinë e Klubit me në krye Kryetarin Gazmend Hoxha, Refik Sadriu si shoqërues besnik si shok dhe mediatik, mbështetësit e Klubit pa të cilët nuk mund të arrinim deri këtu dhe ndihma e tyre ka qenë gjithmonë e pakursyer, me Komunën e Ferizajt në krye. Falenderim tifozerisë!", thuhet nga KV Luboteni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat