Kajtazi: Asnjëherë në historinë e tij volejbolli nuk ka pasur buxhet më të madh

Volejboll

Kajtazi: Asnjëherë në historinë e tij volejbolli nuk ka pasur buxhet më të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:16
Xhavit Kajtazi

Prishtina Volley po dëshmohet shumë e fortë në fillim të edicionit të ri në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt), duke mundur skuadrat që kërkojnë titullin e kampionit, Pejën dhe Lubotenin nga Ferizaj. Kryetrajneri Xhavit Kajtazi me punën e palodhshme ka ndërtuar lojë të përsosur te KV Prishtina Volley, e cila do të jetë një arrë e fortë për skuadrat që mëtojnë titullin e kampionit Prishtina dy ndeshje po aq fitore dhe kryeson renditjen me 6 pikë. Kajtazi në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se volejbolli i ka të gjitha parakushtet për të ecur përpara.

“Bota sot”: Prishtina Volley ka startuar furishëm, ngadhënjeu 3:1 ndaj Pejës dhe 3:1 kundër kampionit në fuqi Lubotenit, a shpresoni se do të luftoni për titull?

Xhavit Kajtazi: Prishtina Volley të gjitha sukseset e arritura i ka bërë vetëm me punë përkushtuese. Për këto vite sa ka jetë skuadra jonë gjithmonë ka qenë në mesin e kandidatëve të kreut të renditjes. Kështu do të synojmë të jemi edhe në këtë edicion. Kemi një skuadër ambicioze dhe të denjë për suksese.

“Bota sot”: A ka ndryshime edicioni i ri në krahasim me atë paraprak, ka cilësi me shumë?

Xhavit Kajtazi: Ende është herët të flitet nëse është rritur apo ka rënie cilësia e volejbollit të Kosovës. Luboteni i përforcuar, tash edhe Theranda, përfshirë këtu edhe tek-tuk ndonjë skuadër tjetër, presim të bindin njohësit dhe adhuruesit e volejbollit për rritjen apo rënien e cilësisë.

“Bota sot”: A mendoni se volejbolli në përgjithësi po kalon në ujëra të turbullta?

Xhavit Kajtazi: Nuk kemi asnjë arsye që volejbollin e Kosovës ta lëmë të lakojë udhën e ecjes përpara. Të gjitha parakushtet për bërë punë të mirëfilltë i kemi. Asnjëherë në historinë e tij volejbolli i Kosovës nuk ka pasur buxhet më të madh se sa që ka tash. Një milion e tetëqind mije euro janë mundësi që të kthejmë vëmendjen në financimin e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat