Klubi i volejbollit për femra Universiteti i Tetovës vazhdon me paraqitjet e shumë të mira, pas fitores në javën e kaluar kundër nënkampionit Janta Volej, studentet tetovare me lojë fenomenale mundi kampionin aktual SV Kumanova me rezultatin 3:1 në sete (25:15, 12:25, 25:23, 25:16). Fitorja erdhi si pasoj e lojës kolektive ku nuk mungoi as përkrahja e publikut.
“ Vajzat u paraqitën mjaftë mirë, i përgëzoj dhe i uroj për fitoren e madhe. Vërtet kanë dhënë maksimumin, janë treguar në të gjitha nivelet ashtu siç duhet, domethënë edhe teknikisht edhe taktikisht. Kështu që ne realizuam planin tonë që e kishim qëllimin të mposhtim kampionin dhe ne në të gjitha setat, duke filluar nga i pari në të cilën treguam një lojë dominuese. Seti i dytë, fillimisht ne lujatëm ashtu siç duhet, por fati deshti që neve të humbim një set, por nuk ne nuk u dorëzuam vajzat mblodhën forcën dhe treguan kualitetin e tyre dhe ne korrëm një fitore mjaftë të madhe” deklaroi Laureta Abazi, trajnere e KV Universiteti i Tetovës
Elinda Jonuzi, kapitene e studenteve tetovare e kënaqur më lojë dhe fitoren ka veçuar përforcimin Sara Shehun dhe pasuesen Erjona Jonuzi.
“Jam shumë e kënaqur nga ndeshja e sotme, pavarësisht se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme për neve për shkak se luajtëm me kampionin e sezonit të kaluar, por që treguam shumë sukses dhe shpresoj edhe për fitore të radhësnë ndeshjenqë na pret javën e ardhshme në Strumicë. Gjthashtu jam shumë e kënaqur nga përforcimi që kemi marr nga Shqipëria dhe gjithashtu edhe pasuesen që e kemi të paparë” tha Elinda Jonuzi kapitene e ekipit.
Në ndeshjet tjera të javës së dytë u shënuan këto rezultate: Pelisteri – Nakovski Volej 1:3, Studenti – Viktori Volej 2:3, Bamikori – Makedonija Maks 3:0 dhe Planet – Janta Volej 1:3. Pas 2 xhirove të zhvilluara dy skuadrat tetovare ndajnë pozitën e parë me nga 6 pikë.