Në volejboll disa frikësohen ta tregojnë të vërtetën! - Bota Sot
Në volejboll disa frikësohen ta tregojnë të vërtetën!

Volejboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Në volejboll disa frikësohen ta tregojnë të vërtetën!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 nëntor 2017 Në ora: 14:02
Topi i volejbollit

Debate

Nuk është asgjë e re kur raportojnë se volejbolli ka telashe e telashe apo problem pas problemi! Problemet e telashet nuk janë as të ditës së sotme, as të vitit të kaluar as të para pesë vjetësh, por pothuajse pasluftës e këndej gjithmonë janë ballafaquar me shumë probleme, akuza e kundërakuza dhe asnjë deri me sot me përjashtim të ndonjë individi që ka dalë publikisht dhe ka thënë se ky apo ai ka keqpërdorur paranë! Më e keqja është nëpër klube, sepse në federatë dihen të gjitha problemet dhe akuzat të panumërta të njërit - tjetrit qoftë brenda apo jashtë institucioni, herë me fakte e herë pa fakte!

E keqja është se në disa klube ka probleme dhe nuk guxojnë disa nga volejbolliste apo volejbollist që të thonë hapur se po shtypen! Ka raste që lojtari apo lojtarja edhe pse nuk ka kontratë nuk mund ta ndërrojë mjedisin, sepse has në rezistencë dhe shantazh të ndonjë klubi! E keqja është se dëgjojmë shumë herë në kafiteri duke folur për padrejtësi e gjëra të ndryshme dhe askush nuk e merr guximin që rastin ta denoncojë qoftë edhe në prokurori të shtetit, nëse vërtet ka fakte të forta. E dhimbshme është pse lojtaret apo lojtarët nuk dalin hapur e të thonë: Se nuk trajtohen mirë në klube nëse vërtet nuk trajtohen apo ka edhe diçka më të keqe! Pse jemi mësuar të flasim vesh e në vesh dhe pastaj kur vjen puna nuk e tregojmë të vërtetën? Pse kur nuk kanë kontratë lojtarët apo lojtaret dhe ata pengohen nga iks klubi që të kalojnë në tjetrin?

A duhet Federata e Volejbollit e Kosovës këto gjëra t’i rregullojë dhe pavarësisht se cili klub është nuk mund ta pengojë kalimin e lojtarit apo lojtares nëse nuk ka kontratë, ose si thonë popull: Nuk ka bir nane që e ndalon! A duhet të vijë puna siç flitet, ka shkuar një prind i një volejbollistit dhe i ka sharë me trajner e me kryesi, për shkak të një fletlëshimit. Nëse kjo vërtet ka ndodhur, mjerim për shoqërinë tonë e për at klub!  Këto gjëra duhet të definohen në bazë të rregullores për afat kalimtar. Pse duhet të shkojmë në disa klube dhe të futet një kontroll i detajuar se cilët nga trajnerët punojnë: në fakt a janë ata normal apo anormal?

E para, a janë të aftë psikikisht të punojnë me lojtar, a kanë dije dhe çfarë bëjnë. Pse klubet nuk kanë psikolog? A ka rëndësi që trajneri të jetë fije e për pe një pedagog dhe jo i dhunshëm, por profesional?  Sepse volejbolli është një sport me vlera, e i respektuar e sot në Kosovë askush nuk flet për të dhe kemi salla të boshatisura nga shikuesit. Pse lojtaret e talentuara apo lojtarët e talentuar, disa prej tyre ka raste që frikësohen të tregojnë të vërtetën, nga frika se mund t‘i hakmerret trajneri apo kryesia. Nëse këto vërtet janë në disa klube, duhet një herë e përgjithmonë të pastrohen dhe të bëjmë volejbollin një sport që nesër të shkojmë edhe me familje e të ulemi në tribuna për ta parë, jo të ikim nga salla. Nuk na duhen trajner me frizura herë at anë e herë këtë anë, me gellin e një eurove dhe kravata as të pesë eurove, të na shesin mend, pa asnjë përvojë, por prej lojës aktive u dalë në trajner pa u pjekur as 2 për qind dhe pa e mësuar edukatën.

Sot na duhen kryesi e trajner tamam profesionist dhe jo ata të mendojnë se janë dikush, apo të shesin burrëri kur nuk kanë lidhje me profesionin dhe as me burrërinë. Në sport duhen profesionist, nuk na duhen njerëz se kush po rri ma mërrolur në stërvitje e në ndeshje, kush po i shtrëngon më fortë dhëmbët, e kush po flet më rëndë, këndej është më i dobët se talenti që e ka në klub!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test