Ademi: E çuditshme se si po heshtin DSK dhe KOK-u - Bota Sot
Ademi: E çuditshme se si po heshtin DSK dhe KOK-u

Volejboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ademi: E çuditshme se si po heshtin DSK dhe KOK-u

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Fejzullah Ademi

Fejzullah Ademi, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës apo njohës i përpiktë i rrethanave në volejbollin tonë, çuditet se si institucionet sportive heshtin karshi zhvillimeve në FVK. “Është e çuditshme se si po heshtin edhe institucionet e sportit, i Departamenti i Sportit dhe KOK-u !!!??? Nuk po e kuptojë se çka duhet bërë ende për të përmirësuar këtë gjendje kaotike në Federatën e Volejbollit...

Ku është Raporti financiar për këto dy vjet e gjysmë?

Ku është raporti për këtë periudhë (mars/2015-tetor/2017), ku FVK është subvencionuar me më shume se 400,000 euro

2015: 90,000 euro

2016: 146,000 euro dhe

2017: 170,000

Plus donacioni i Kolegjit Universi, + te hyrat nga regjistrimi i lojtareve te huaj..etj.

Mos të harrohen shkeljet drastike të Akteve Normative, Statuti dhe Rregullorja e brendshme...

Pse është ndryshuar sistemi i garave në ligën e parë (femrat) pa asnjë paralajmërim paraprak (kur dihet se sistemi i garave nuk mund të ndryshon Ad hoc, si ka vepruar kjo Kryesi...

Federata de fakto ka punuar prej fillimit pa organin kryesor të saj (pa bord) për shkaqe të njohura...

Kjo situatë është e paprecedent në analet e volejbollit kosovar”, komenton Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test