Çka po zihet?

Volejboll

Çka po zihet?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:22

Kryetari i klubit të volejbollit Prishtina F.Mehdi Mehmeti, nuk mund të kuptojë në asnjë formë se si po hesht Këshilli i përkohshëm i FVK-së, që e ka për detyrë ta organizojë sa më parë Kuvendin e punës. A mos vallë po zihet diçka apo po fitohet kohë.

“Po hyjmë në muajin e plotë, prej se kuvendi i FVK-ës zgjodhi këshillin për caktimin e datës së kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor. Këshilli as nuk po e sheh të rrugës për caktimin e kësaj date, njëherit kanë mund të thërrasin kuvendin e punës dhe kryetari të jap raportin financiar. Me sa duket edhe për këtë çështje duhet të presim!? Deri kur do të vetëdijesohemi dhe të punojmë në mënyrë profesionale dhe ti zgjedhim organet të cilat do të punojnë për të mirën e sportit. Po e përcjell në çdo hap FVSH-ën, një kryetar i cili po punon për të mirën e volejbollit shqiptar dhe volejbolli shqiptare çdo ditë po shkon me hapa të sigurt afër volejbollit Europian aty ku e ka vendin. Kurse ne jemi mbet shumë mbrapa, arsyeja e vetëm është se mbajmë inate dhe punojmë vetëm për interesa personale dhe klanore.

Jo se nuk kemi njerëz të dijshëm po interesi i ka prish edhe këta njerëz që mbrojnë kryetarin aktual. Le të ju jetë për nder krejt kjo çka po i bëjnë volejbollit”, shkruan Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat