Alimehaj godet Gërgurin: Mos manipulo

Volejboll

Alimehaj godet Gërgurin: Mos manipulo

Nga: K.Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Visar Alimehaj

Visar Alimehaj, përfaqësues i klubit të volejbollit Peja, nuk ka mundur t’i durojë polemikat e pafundme dhe iu është drejtuar ashpër Blerim Gërgurit, ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit Kosovës. “Deri më sot nuk kam reaguar asnjëherë në debatet e juaja dhe në polemikat që i ke privatisht me Kryetarin e FVK-së, mirëpo kjo letër e juaja më drejtohet mua tani drejtpërdrejt si anëtar i Këshillit dhe dua të sqarohem sa i përket opinionit publik, sepse mjaft na ke lodhur çdo ditë me të njëjtin avaz.

Në mbledhje së pari ke ardhur i paftuar, nuk ka pasur askush nevojë për t’u konsultuar me ty, sepse në zyrat e FVK-së nuk je kurrë. Janë të shkruara të gjitha vendimet e Këshillit ashtu siç janë marrë dhe siç janë shkruar në Procesverbal, normalisht që aty nuk shkruhen fjalët nënçmuese në mes teje dhe Kryetarit, sepse ato askujt nuk i interesojnë. Të filloj të përmendi tani shkeljet e tua i nderuar më duhet të shkruaj gjatë, por do të vij koha andaj vetëm të lutem mos manipulo me këso lloj gjërash, sepse nuk të lejoj që emrin tim ta lakosh në çfarëdo konteksti, nëse ke diçka personale urdhëro më kontakto direkt dhe mos shit mjegull”, shkruan Alimehaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat