Kosova përballet me Shqipërinë - Bota Sot
Kosova përballet me Shqipërinë

Volejboll

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kosova përballet me Shqipërinë

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 17:27
Lorik Ilazi me trajnerë tjerë

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Lorik Ilazi, bëri të ditur listën për ndeshjen revyale kundër Shqipësisë. Ilazi ka ftuar volejbollistet më në formë dhe pretendon një paraqitje sa më të mira ndaj vashave shqiptare. Ai do të përgatitë kombëtaren për sfidën revyale për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit “Përfaqësuesja jonë do të luajë kundër përfaqësueses së Shqipërisë. Këshilli i përkohshëm i FVK-së vendosi që përfaqësuesja jonë të grumbullohet për dy ditë me ardhje e sportisteve vetëm për stërvitje. Stërvitjet do të mbahen me datën 26 dhe 27 nëntor, kurse ndeshja do të luhet me 28 nëntor në orën 16.00 në palestrën olimpike ‘Feti Borova’ në Tiranë. “Kjo është një ndeshje reviale për festën e Flamurit Kombëtar dhe unë së pari përgëzoj Federatën Shqiptare të Volejbollit për iniciativën dhe gjithashtu i falënderoj që zgjodhi përfaqësuesen tonë për të festuar së bashku festën e Flamurit”, tha Ilazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lista e Lojtareve:

Pasueset: Blinera Jaha (Drita), Zyla Kadriu (Skenderaj); pranuese: Florentina Deliu (Skenderaj), Nazmije Ibrahimi (Kastrioti), Sherife Behrami  (Skenderaj), Venera Kadriu (Drita); korrektore: Dhurata Sylejmani (Kastrioti), Rukije Muja (Drenasi), lojtaret mesit – qendër: Bleona Kadriu (Skenderaj), Egzona Geci (Skenderaj), Elvira Bajraktari (Skenderaj), Fjolla Shabani (Drita), libero: Adelajda Prenga (Drita), Fjolla Hyseni (Drita). Shtabi Teknik: Lorik Ilazi, përzgjedhës dhe trajnerë: Ylli Kadriu e Valon Zymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test